Presidenti i zgjedhur i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Ai ka thënë se përparimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra e vetme për paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Twitter, Presidenca turke njofton se Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut.