Situata e ditëve të fundit në veri të Kosovës vijon të jetë jo stabile. Krejt kjo si pasojë e protestave të serbëve lokalë pas zgjedhjes së katër kryetarëve për komunat veriore të vendit.
Në këto rrethana, ushtria serbe tashmë është vënë në gjendje gatishmërie.
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, deklaroi se deri në orën 14:00, do të përfundojë dislokimi i plotë i formacioneve ushtarake, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiq, që nga e premtja ushtria të mbetet në gatishmëri luftarake, raportojnë mediat serbe.