Reklamimi i produkteve të duhanit dhe e-cigareve që u drejtohen të rinjve do të ndalohet nga viti 2026 në Zvicër.
Të mërkurën, qeveria tha se reklamat e duhanit do të jenë të jashtëligjshme në mediat e shkruara dhe pikat e shitjes dhe do të lejohen vetëm në internet me kontrolle të kufirit të moshës.
Kontrollet e moshës duhet të zbatohen gjithashtu në kanalet e shitjeve në internet dhe në makinat shitëse, transmeton albinfo.ch.
Reklamimi dhe sponsorizimi i ngjarjeve publike, siç janë festivalet, do të ndalohen ku mund të jenë të pranishëm fëmijët.
Industria e duhanit gjithashtu do të detyrohet të zbulojë kolektivisht shpenzimet e saj për reklama, por kompanive nuk do t’u kërkohet të zbulojnë individualisht këtë informacion.
Në vitin 2002, votuesit mbështetën një propozim për të kufizuar reklamat për produktet e duhanit që mund të shihen nga të miturit.
“Çdo vit, 9,500 njerëz vdesin para kohe në Zvicër si pasojë e konsumit të duhanit, duke e bërë atë një nga problemet më të mëdha të shëndetit publik”, deklaroi qeveria, përcjell albinfo.ch.
“Reklamimi i duhanit luan një rol të rëndësishëm në vendimin për të filluar duhanin.”