Dje u raportua se në Teqenë e Madhe në Gjakovë është vjedhur një shumë marramendëse e parave, ku sipas burimeve, thuhet se vlera e saj dyshohet të jetë 200 mijë euro, përcjell albinfo.ch.
Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
”Nga ankuesi është deklaruar se është vjedhur një shumë e madhe e parave. Shuma ende nuk dihet saktësisht, për shkak se jemi ende në fazën fillestare”, tha Elezaj.
Elezaj shtoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”
Vjedhja u konfirmua edhe nga Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.
”Po, është e saktë. Me rastin po merren policia”, thuhet në përgjigjen e tyre.