Mbrëmë, Filarmonia e Kosovës, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, në Prishtinë sollën operën solemne “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kryezot i Arbërit” nga Vasil S. Tole, me libreto të vetë kompozitorit mbi tekstin e Fan S. Nolit, përcjell albinfo.ch.
Solistët, tenori Klodjan Kaçani, baritoni Artur Vera, soprano Kaltrina Miftari, mexosoprano Dea Xhemaili e tenori Rizah Jahaj dhuruan emocione të forta për publikun, duke interpretuar historinë shqiptare përmes kësaj forme të bukur arti.
Shoqëruar nga Orkestra dhe Kori i Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Sieva Borzak dhe Hajrullah Syla, në bashkëpunim me Korin e TKOB-së, drejtuar nga Dritan Lumshi dhe me konceptin regjisorial të Ada Gurrës, kjo premierë shënon projektin e pestë të bashkëpunimit me Shqipërinë për këtë sezon koncertal.