Erden Atiq zyrtarisht ka marrë detyrën e tij si kryetar i Mitrovicës së Veriut, përcjell albinfo.ch.
Seanca e betimit ka filluar pas orës 11:00.
Atiq u betua para anëtarëve se do të jetë në shërbim të qytetarëve. Gjatë seancës, Atiq emëroi gjithashtu edhe nënkryetaren e komunës.
Para fillimit të seancës ku u betua Atiq, në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut u vendos edhe flamuri i shtetit të Kosovës.
Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq, ka marrë 66.9% të votave.