Edhe pak nga fillimi i mbledhjes së kryesisë së Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, ku do ta bëjë betimin kryetari i kësaj komune, Erden Atiq, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell albinfo.ch.
Në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut tashmë është vendosur flamuri i Kosovës.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nedzad Ugljan, tha se janë të pajtimit për ta bërë këtë, meqë në institucionet e Kosovës duhet të jenë simbolet e saj.
Në Komunën e Mitrovicës së Veriut, ku në ora 11:00 pritet të bëhet betim i kryetarit të kësaj komune, Erden Atiq, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i pranishëm tashmë është edhe EULEX-i.
