Të dielën zhvillohen zgjedhjet lokale në Shqipëri. Këtë proces pritet ta vëzhgojë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës.
Delegacioni i KQZ-së nga Kosova ka mbajtur të shtunën takim me kryetarin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi.
Radoniqi, kryetar i KQZ-së së Kosovës, vlerësoi lart bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve dhe në emër të KQZ-së së Kosovës uroi që dita e zgjedhjeve të shkojë mbarë e të përmbyllet me sukses, njoftoi KQZ.
Marrë parasysh që në tri bashki do të votohet në mënyrë elektronike, vëzhguesit e TMZ-ve u njoftuan edhe për specifikat e këtij procesi zgjedhor dhe për aplikimin e teknologjisë informative në votimin elektronik në tri bashki të ndryshme.
Në Ditën e Zgjedhjeve anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jenë prezentë në disa Qendra të Votimit për të përcjellë nga afër organizimin e zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.