Miqësia mes Kosovës e Austrisë pritet të konkretizohet edhe zyrtarisht me themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri. Evenimenti do të mbahet të martën, më 16 maj, në Hotel Emerald, përcjell albinfo.at.
Në këtë ngjarje do të jenë prezentë krerët e shtetit, të cilët do të priten nga Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Arsim Vranovci.
I ftuar në këtë ngjarje do të jetë edhe eurodeputeti austriak, Lucas Mandl, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Weidinger dhe krerët fetarë në vend.
