Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, në Parlamentin Europian ka folur për Kosovën, ku ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur dhe u ka bërë thirrje edhe shteteve të tjera ta njohin atë.
Ai i tha Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë se duhet ta njohin Kosovën si shtet dhe të kenë paqe në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së./albinfo.at