Gjermania bën pjesë ndër vendet me taksa nga më të lartat krahasuar me vendet e tjetra të industrializuara të botës.
Renditet e dyta në radhën e vendeve të industrializuara, ku njerëzve u duhet të paguajnë taksa dhe detyrime të larta.
“Sipas një krahasimi ndërkombëtar, të ardhurat e ulëta dhe të mesme në Gjermani u nënshtrohen taksave dhe detyrimeve relativisht të larta”, tha kreu i degës së OECD-së në Berlin, Nicola Brandt.
Sipas Brandt, kjo vjen kryesisht për faktin se sistemet e sigurimeve shoqërore financohen kryesisht nga kontributet për sigurimet shoqërore.
Megjithatë taksat relativisht të larta kompensohen disi më pas nga përfitimet e drejtpërdrejta, siç janë të drejtat e pensionit, sigurimet shëndetësore dhe sigurimi në rast papunësie.
Ai thekson se sigurime të tilla nuk ka në të gjitha vendet e OECD-së./dw