FC Kosova Zürich ka barazuar në shtëpi ndaj skuadrës që është e fundit në tabelë. Kosova Zürich e ka nisur mjaft mirë përballjen kundër FC Weesen 1, duke kaluar kështu në epërsi qysh në minutën e dytë nga një ndërprejes të lojës me golin e shënuar me kokë të Labinot Hazirit.

Ekipi i shqiptarëve të Zvicrës është larg synimeve të paraqitura në fillim të këtij kampionati. Tani kur jemi në preg të mbylljes së kampionatit me vetëm edhe tri ndeshje të mbetura për ti zhvilluar, FC Kosovas Zürich radhitet jo larg zonës se kuqe të ekipeve që rrezikojnë të humbin garën për të luajtur në ligën e parë. Megjithatë diferenca e pikëve me zonën e kuqe të ekipeve të rrezikuara është pesë, përkatësisht 6 pikë.
FC Kosova Zürich do të shkoj në fiundjavë në Kreuzlingen, ku do të përballët kundër ekipit të këtoij qyteti. Më pas pret në shtëpi Uzwilin dhe mbyllë kampionatin në Gossau.

