Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë tuboi me dhjetëra autorë nga shtetet e ndryshme evropiane. Nën moton “Pranvera vjeneze 2023”, ngjarja solli përplot aktivitete, e ku merrnim pjesë edhe Profesor Doktor Isak Shema nga Kosova, Dr. Ornela Radovicka, drejtoreshë e Qendres Albanologjike pranë Bibliotekës Internacionale Frasnitë / Kozencë.

Takimin e shpalli të hapur sekretari i kësaj lidhje, Mentor Thaqi, ndërsa me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua kryetari i LKSHM, Musa Jupolli. Në emër të Ambasadës së Kosovës në Vjenë përshëndeti zyrtari Jeton Maliqi.

Gjithashtu u mbajt edhe një orë letrare, si dhe iu bë një vizitë Muzeut Botëror të Vjenës, ku ruhet përkrenarja dhe shpata e kryetrimit tonë, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.
Në këtë aktivitet kulturo-artistik, përveç orës letrare, kishte edhe prezantim librash dhe muzikë popullore e klasike.
