Së fundmi, aeroporti i Cyrihut është shpallur aeroporti më i mirë në botë për kontrollet e sigurisë nga agjencia e vlerësimit, shkruan albinfo.ch.
Dhe, jo vetëm kaq, aeroporti i Cyrihut ka rrëmbyer çmimin edhe si aeroporti më i mirë i madhësisë së tij në Evropë bazuar në sondazhet e pasagjerëve.
Që nga viti 2004 asnjë aeroport tjetër nuk ka marrë çmimin World Travel Award për aeroportin më të mirë në Evropë, përveç këtij të Cyrihut.
Po ashtu, aeroporti i Cyrihut fitoi çmimin për kënaqësinë e klientëve, cilësinë e shërbimeve dhe produkteve. /Albinfo.ch