Ditët e fundit FIFA zhvilloi për herë të parë provimin për agjentët e futbollit. Rregulloret e reja u vendosën në fillim të vitit, ndaj kushdo që dëshiron të bëhet agjent futbolli duhet të kalojë një provim.
Përndryshe, ata nuk mund të marrin licencë për të kryer punën e tyre. Nisur nga testi i parë, situata nuk është aspak e mirë.
Gjegjësisht, FIFA ka njoftuar sot se në provimin e parë janë paraqitur 3800 kandidatë, por provimin me sukses e kanë kaluar vetëm 1962 kandidatë.
Kjo do të thotë se 52% e të anketuarve kanë kaluar, dhe 48% e tyre kanë dështuar. Të gjithë ata që kanë dështuar në provim duhet ta kalojnë atë jo më vonë se data 1 tetor.
FIFA prezantoi këto teste për të ngritur standardet profesionale dhe etike të punës në fjalë, dhe afati i ardhshëm do të mbahet më 20 shtator, me teste shtesë të planifikuara në maj dhe nëntor të vitit të ardhshëm.