Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë pjesë në një ceremoni inaugurimi të një rruge me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Bashkë me Osmanin, e pranishme shihet se ka qenë edhe vajza e ish-presidentit Rugova, Teuta.
Rruga “Ibrahim Rugova” është në komunën e Çairit, në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo dje u takua me krerët institucionalë dhe mori pjesë në aktivitete të ndryshme.