Ka përfunduar procesi i votimit në 4 komunat veriore të Koskvës përkatësisht Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Gjatë ditës këto zgjedhje u përcollën me qetësi, mirëpo pjesëmarrja e votuesve ishte relativisht e vogël, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht raportohet për numër simbolik të serbëve, të cilët iu kanë përgjigjur këtij procesi, derisa votuesit kryesisht ishin shqiptarë e boshnjakë.