Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër ka publikuar të dhënat nga monitorimi i ujërave të zeza.
Sipas këtyre matjeve të 18 prillit, ka prani të koronavirusit në mesin e qytetarëve të Zvicrës, shkruan 20minuten.
Ngarkesa virale është aktualisht po aq e lartë sa gjatë valës së verës 2022 dhe akoma më e lartë krahasuar me vjeshtën e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Rajonet e Lucernit, Winterthur, Bülach dhe Bremgarten në Aargau janë veçanërisht të prekura, infektimet atje shkojnë mes 80 dhe 100 për qind, shkruan 20minuten.
Aktualisht nuk duket se ka ndikim në sistemin e kujdesit shëndetësor, pasi që as spitalet nuk raportojnë për rritje të numrit të pacientëve. Dominues është nënvarianti omikron XBB i transferueshëm me shpejtësi, simptomat janë: ftohje, temperaturë ose rrjedhje hundësh, përcjell albinfo.ch.