Një nga arsyet e mungesës së banesave në Zvicër është se aktiviteti i ndërtimit është ngadalësuar vitet e fundit, përcjell albinfo.ch.
Nëse kjo rënie nuk do të përmirësohet, së shpejti “ne po shkojmë drejt një krize strehimi”, tha të martën Ursina Kubli, drejtuese e studimeve të pasurive të paluajtshme në Bankën Kantonale të Cyrihut.
Në këtë kohë, megjithatë, ende shumë pak projekte ndërtimi janë duke u zhvilluar, sepse procesi për marrjen e lejes së ndërtimit është shumë i ngadaltë dhe i gjatë, sipas Kubli.
Në Gjenevë, për shembull, duhet një vit për të marrë lejen, ndërsa në Cyrih pritja mesatare është 500 ditë.