Për herë të parë, dy këngëtare nga Kosova në Eurovision, Rita Ora dhe Albina Kelmendi, njëra si mysafire dhe tjetra në garë për Shqipërinë, shkruan albinfo.ch.
Pavarësisht se Kosovës po i mohohet të përfaqësojë shtetin, artistët tanë tash e sa vjet janë duke depërtuar me sukses në skenën e Eurovisionit dhe po bëjnë krenarë gjithë shqiptarët.
Edhe këtë vit pa dyshim që Eurovisioni do të jetë shumë i veçantë për Kosovën, pasi do të nderohemi me dy zëra dhe artiste të dëshmuara, me atë Ritës dhe Albinës.
Urojmë që vitin tjetër Kosova ta ketë vendin e saj në Eurovision. /Albinfo.ch