Dje u raportua për një kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, përcjell albinfo.ch.
Ku më pas doli të jetë i rremë, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje.
Njësitë policore fillimisht kanë evakuuar personat që ishin në aeroport dhe pastaj njësitë relevante kanë kontrolluar hapësirat e aeroportit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit, është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.