Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët kosovarë pasi Parlamenti Evropian pak momente më parë votoi për liberalizimin e vizave, përcjell albinfo.ch.
Von Cramon shkruan se më në fund qytetarët kosovarë do të udhëtojnë lirisht nëpër në Evropë nga viti 2024
“Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian. Urime për liberalizimin e vizave të shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, shkruan Von Cramon në Twitter.
Great news for all citizens of #Kosovo 🇽🇰 from @Europarl_EN!
Congratulations on the long awaited and very much deserved #VisaLiberalisation that will allow you to finally travel freely across Europe as of 2024!
Happy freedom of movement! 🇽🇰🇪🇺 pic.twitter.com/DkNeovHIGZ
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) April 18, 2023