Gazeta e njohur britanike ‘The Times’ përmes një artikulli të publikuar ka ndarë eksperiencën e një ekspeditë në Shqipëri me biçikletë duke promovuar kështu traditën, kuzhinën dhe peisazhin e Shqipëërisë.
“Një udhëtim nën flladin e pishave përmes një “trafiku” rosash, kuajsh, fermerësh të ngarkuar me prodhimet e tyre dhe njerëzish mikëpritës ndaj çiklizmit”, thuhet mes tjerash në reportazh, transmeton albinfo.ch.
Aty përshkruhen traditat, pazaret, Komani e Valbona, shtëpitë e veçanta të Himarës, çatitë e gurta të Gjirokastrës, këngët e Korçës, shija e fërgesës së Tiranës dhe plot bukuri të tjera të Shqipërisë, që këtë sezon veror po përgatitet të mirëpresë jo vetëm vizitorët e bregdetit, por edhe turistët e sportit, aventurës e kuzhinës.
“Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm turistik, shkruan Paul Bloomfield për ”The Times”.
Këtë përvojë, autori i ekspeditës e quan të jashtëzakonshme.
Linku i artikullit original: