Pushimet pranverore në shkollat në Zvicër, Gjermani dhe Austri, pastaj festat siç ishin Pashkët, bënë që shumë mërgimtarë të udhëtojnë drejt vendlindjes, për të kaluar pushimet në shtëpitë e tyre, shkruan albinfo.ch.
Pritje të gjata ka pasur edhe mbrëmë në dalje të kufirit në Merdarë dhe Dheut të Bardhë për të lëshuar vendin. Pritjet dhe kolonat ishin mbi 1 orë.
Merdari si duket edhe gjatë ditës së shtunë do të mbetet pika më e ngarkuar, shkruan albinfo.ch.
Koha për të dalë nga Kosova, sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar në këtë pikë është mbi 2 orë (120 minuta).
Referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritjet janë më të shkurtëra.
