Lojtari i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, pas ndeshjes ndaj Liverpullit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka motivuar shokët e skuadrës.
Mesfushori shqiptar insiston se ai me shokë janë të fokusuar totalisht tek objektivi i tyre, i cili është titulli i kampionit në Premier Ligë.
“Ne rigrupohemi, qëndrojmë së bashku dhe absolutisht e mbajmë fokusin tonë të plotë në objektivin tonë”, ka shkruar Xhaka në “Instagram”.
Kujtojmë që ndeshja e ardhshme e Arsenalit në Premier Ligë është ndaj West Ham United, një derbi londinez që mund të përcaktojë gjithçka.