Duke qenë se Shqipëria është vend turistik dhe zotëron potenciale të mëdha turistike, Zvicra po e ndihmon atë në zhvillimin e strategjive të reja për promovim, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria po synon turizmin dhe udhëtimin e qëndrueshëm dhe Zvicra mbështet me kënaqësi këtë synim.
Tek FESTAForum – E Ardhmja e Turizmit Mjedisor dhe të Qëndrueshëm në Shqipëri – që u zhvilllua në 3 ditët e fundit, ne siguruam ekspertizë përmes projektit zviceran RISIAlbania.
Si shtyllë kryesore thuhet se është krijimi i vendeve të punës në sektorin e turizmit, barazi dhe përfshirja e të dy gjinive.
Po ashtu, edhe adoptimi dhe zbatimi i standardeve e praktikave globale të qëndrueshmërisë, si dhe përmirësimi i aftësive në turizëm përmes një bashkëpunimi më të mirë publik-privat.