Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova janë mbledhur në sheshin Zahir Pajaziti, nga ku ka nisur marshi për drejtësi në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Gjykimi ndaj tyre nis të hënën (nesër) në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ky marsh do të vazhdojë deri tek sheshi Skënderbeu, ku pritet të mbahen edhe fjalime.
Në të raportohet se po marrin pjesë qytetarë, përfaqësues politikë e institicionalë dhe personalitete të shumta.