Raportohet nga Policia e Kosovës se janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës, përcjell albinfo.ch.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur të mërkurën në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, në ora 07:55.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në raportin e policisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), për tretman mjekësor. Ndërkaq, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.