Mësohet se në Qendrën për Stërvitje Kolektive (QSK) sot ka përfunduar me sukses trajnimi për vëzhgues/ kontrollues, i mbajtur nga ekipi mobil trajnues i Organizatës së Menaxhimit të Trajnimit për Asistencë në Siguri (SATMO) nga Ushtria Amerikane, përcjell albinfo.ch.
Ky trajnim ka për qëllim aftësimin e kursantëve në vlerësimin e njësive të FSK-së gjatë ushtrimeve fushore.
Përvoja e sjellë nga ekipi amerikan ka shërbyer në ngritjen e kapaciteteve vlerësuese për kursantët, të cilët kanë mundur të përfitojnë nga eksperienca e tyre shumëvjeçare. Këto mësime kursantët do t’i aplikojnë gjatë vlerësimit të ushtrimeve fushore të njësive para dhe gjatë “DEFENDER EUROPE 23”.
