Gjendja shëndetësore jo e mirë ka bërë që kreu i Vatikanit, Papa Francesku, të shtrihet në spital.
Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, ka bërë me dije se Ati i Shenjtë ndodhet në Gemelli për disa kontrolle të planifikuara më parë.
Sipas njoftimit, Papa Françesku mund të qëndrojë i shtruar disa ditë në spital, ndërsa për momentin gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese.
Sipas mediave italiane, stafi më i afërt me Papën, përfshirë sistemin e sigurisë, është mobilizuar për të kaluar natën në spitalin universitar.