Ambasadori Kapiti vizitoi dje shtandin e Kosovës në Panairin ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “IFE 2023”, që po zhvillohet në Londër, nga datat 20-22 mars 2023, shkruan albinfo.ch.
Përfaqësues të MINT dhe KIESA-s, së bashku me tetë kompani janë duke promovuar produkte të ndryshme nga Kosova.
Prezenca e produkteve të ndryshme nga Kosova në këtë panair dëshmon potencialet ekonomike në rritje që Kosova është duke ndërtuar.
Përderisa interesimi i pjesëmarrësve në shtandin e Kosovës ishte inkurajues në angazhimin tonë të përbashkët drejt fuqizimin ekonomik.
