Të shtunën që vjen, më 25 mars, në Lucern, bëhet promovimi i monografisë “ MES LUFTËS E PAQES” dhe mbahet kuvendi i punës i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”.
“Duke prezantuar librin monografi “Mes luftës e paqes” synohet të ruhet kjo kujtesë humane e zhvilluar këtu në Zvicër, e dokumentuar me një game të gjerë humanizmi nga vetë shqiptarët, bashkë me popullin zviceran”, thuhet në një njoftim të shoqatës, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i SHHB “N. Tereza” në Zvicër, Nue Zalli do të hapë tubimin. Fjalë rasti me këtë rast do të mbajnë: Mons. Lush Gjergji, kryetar nderi i SHHB “N. Tereza” në Kosovë, Zef Shala, Drejtor i SHHB “N. Tereza” në Kosovë; YIfete Fanaj, këshilltare e kantonit të Lucernit dhe e emëruar për kandidate në Këshillin Qeveritar, Agim Alaj, anëtar i kryesisë së SHHB “Nënë Tereza” në Zvicër, Don Anton Uka, Misionar në Zvicër, Engjëll I. Berisha, autor i librit.
Me pika muzikore do të prezantohet Kori i Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës.
Të dy ngjarjet do të zhvillohen në Qendrën “Misioni Katolik Shqiptar”, Rodteggstrasse 6, 6005 Luzern. Kuvendi, në orën 15 ndërsa promovimi, në orën 18.
