Gjykata Ndërkombëtare ka lëshuar urdhërarrest për presidentin e Rudisë, Vladimir Putin, nën dyshimin se ka kryer krime lufte. Gjykata Penale e ngarkon atë me akuzën për dëbimin e fëmijëve ukrainas. Përpos për Putin-in, gjykata ka lëshuar urdhërarrestim edhe për Maria Lvova – Belova, zyrtare ruse për të drejtat e fëmijëve si e dyshuar për udhëheqjen e dëbimit.
Të dy dyshohen se kanë kryer veprat penale vetë, bashkërisht me persona të tjerë apo përmes personave të tjerë, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Sipas gjykatës, vartësit ishin “nën kontrollin efektiv të Putin-it, në përputhje me përgjegjësinë superiore”.
“Ka arsye për të besuar se çdo i dyshuar është përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, sa u përket fëmijëve ukrainas”, tha Gjykata Penale Ndërkombëtare, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.