Qeveria daneze dhe shumica e partive në Parlamentin e Danimarkës kanë rënë dakord të krijojnë një fond prej 7 miliardë korona daneze (1.01 miliardë dollarë) për ndihmën civile, ushtarake dhe të biznesit për Ukrainën, tha ministria e Financave, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se në shkurt janë bërë një vit që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku humbën jetën mijëra njerëz.
Nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës një vit më parë, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar më shumë se 112 miliardë dollarë ndihma për Kievin.