Sustenstrasse mes Meien dhe Färnigen në kantonin Uri janë mbyllur përkohësisht këtë të diel për shkak që bora e freskëta ka rritur rrezikun për ortekë në Alpe.
“Mos shkoni në zonën e prekur”, paralajmëron alert.swiss.
Reshjet e mëdha të borës këtë fundjavë kanë rritur rrezikun dhe sipas institutit WSL për kërkim, niveli i rrezikut 4 është në kantonet Valais dhe Uri. Ndërkohë që në Oberland Bernese, pjesë të Zvicrës Qendrore dhe Lindore, Ticino dhe kantoni Graubünden kanë nivel të rrezikut 3, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.