Agjencitë e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuar për sigurinë kombëtare për shkak të Tik Tok-ut.
Drejtorët e CIA-s, FBI-së dhe inteligjencës kombëtare para Komitetit të Intelegjencës në Senat kanë thënë se kërcënimet i vijnë Amerikës nga platforma kineze e videove të shkurtëra e më së shumti nga ekstremistët me motive raciste.
Edhe disa institucionet të tjera në SHBA kanë ndaluar përdorimin e Tik Tok-ut. Kanadaja ka vendosur të largojë aplikacionin nga të gjitha pajisjet qeveritare.
Në mbarë botën kanë filluar po ashtu masat për të ndaluar nëpër insitucione përdorimin e aplikacionit Tik Tok për shkak të dyshimeve me mbledhjet e të dhënave të përdoruesve e informacioneve personale.