Qeveria Italiane ka njoftuar se përmes organizimit të një konference donatorësh të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës.
Siç raporton agjencia ANSA, me mjetet e mbledhura nga konferenca që do të mbahet më 26 prill, pas përfundimit të luftës do të ndihmohet rindërtimi i Ukrainës.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani i cili ka thënë se kjo është një bisedë që e ka bërë me ministrat e jashtëm të G7.
“Sot në një video konferencë me ministrat e jashtëm të G7 njoftova se do të organizojë një konferencë për rindërtimin e Ukrainës më 26 prill, me kontributin e kompanive italiane. Angazhimi ynë në favor të paqes dhe lirisë për popullin ukrainas vazhdon”, tha ai, shkruan ANSA, përcjellë Albinfo.ch
Ukraina po përballet me agresionin rus që nga 24 shkurti i vitit 2022 dhe qytete të mëdha janë shkatërruar pothuajse tërësisht për shkak të luftimeve.