Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz ishte sot adresa e mijëra qytetarëve anembanë vendeve ku jetojnë shqiptarët, të cilët shkuan për të nderuar luftën dhe heroizmin e Adem Jasharit dhe familjes së tij, shkruan albinfo.ch.

Në orën 18, sikurse ndodh rëndom tash e një çerek shekulli, ndizen flakadanët e lirisë, të cilat edhe përmbyllin aktivitetet e Epopesë së UÇK-së.
Ndërkohë në sheshin që mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari në Skënderaj po mbahet koncert.
