Duket se kriza politike vijon prej disa muajsh në Malin e Zi dhe nëse i mandatuari për formimin e qeverisë së re, Miodrag Lekiç, nuk arrin ta formojë atë, ai do të shqyrtojë mundësinë që t’i propozojë Kuvendit formimin e një qeverie teknike që do të përgatitej për zgjedhje, përcjell albinfo.ch.
Media malazeze “Vijesti“ shkruan se kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç, mban ende qëndrimin e tij të mëparshëm se zgjidhja më e mirë është rindërtimi i kabinetit të tij, i cili do të funksiononte deri në zgjedhjet e rregulla parlamentare të vitit 2024.
Në bazë të dispozitave të reja të Ligjit për Presidentin, Lekiç ka marrë mandat nga Kuvendi për formimin e Qeverisë dhe afati për këtë është 16 marsi.
Së fundmi, ai tha se negociatat për formimin e qeverisë së re kanë vazhduar, por nuk po ecin siç pritej, sepse po i pengojnë partitë URA dhe PKSH.
Të dyja partitë po kërkojnë publikisht për rindërtimin e qeverisë ekzistuese.