Bëhet e ditur se dje ka filluar mësimi i gjuhës shqipe nga nxënësit shqiptarë, në shkollën Hugo-Wolf-Strasse, përcjell albinfo.ch.
Përveç prindërve, të pranishëm në ceremoninë e rihapjes ishin përfaqësues të LAPSH-it: Arif Arifaj, znj.Xhevahire Sulejmani, aktivisti z. Rexhep Nikçi dhe prindërit.
Mësueses Afërdita dhe nxënësve u urojmë suksese në mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Mësimi zhvillohet çdo të hënë, nga ora: 15:00-16:30
GS an der Hugo-Wolf-Strasse
Schliemannweg 71
80937 München
www.shkolla-shqipe.de

