Fenomeni i rritjes së çmmeve është prezent më tepër në qytetet turistike në Shqipëri. Së fundmi, është vërejtur rritje në Durrës. Një metër katror kushton 200-300 euro më shumë se një vit më parë.
Por, si shpjegohet nga agjentët e patundshmërive kjo tendencë dhe cilat janë zonat më të preferuara për të blerë apartamente në Durrës?
“Kemi blerës shqiptarë emigrantë, por rritja më e madhe vjen nga të huajt”, thotë agjenti Florian Tahiri për A2,transmeton albnfo.ch.
“Kemi blerës shqiptarë emigrantë, por rritja më e madhe vjen nga të huajt, kryesisht nga Çekia dhe Polonia, por më së fundi edhe Ukraina dhe Rusia. Kërkesa janë për pjesën e Vollgës, për qendrën dhe pjesën e Plazhit, dhe shtyhet deri në Qerret të Kavajës”, thotë ai.
Cilësia e ndërtimit si dhe interesimi në lidhje më dëmtimet që ka pësuar në tërmetin e vitit 2019, është një tjetër kërkesë e blerësve të apartamenteve në Durrës, çka tregon edhe për një ndërgjegjësim të blerëseve dhe ndërtuesve si për mirëmbajtjen, ashtu edhe për ndërtimin e objekteve të reja.