Eurodeputeti austriak, Lucas Mandl, është takuar mëngjesin e sotëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka deklaruar se pas bisedimeve të djeshme në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë mbetet një rrugë e gjatë përpara.
“Faleminderit zyrtarëve të Kosovës të të gjitha institucioneve dhe partive për durimin e tyre”, shkruan ai.
Të hënën në Bruksel, Kosova dhe Serbia në takimin që u mbajt në kuadër të dialogut pranuan planin evropian.
After yesterday‘s negotiations: Quick early morning talk with @BislimiBesnik, @AgronBajrami, @andreykovatchev. It remains a long path go to. Thanks to the Kosovo officials of all institutions and parties for their patience. #Kosovo #Kosova #RKS CC @JosepBorrellF @MiroslavLajcak pic.twitter.com/kImI6aOVvF
— Lukas Mandl (@lukasmandl) February 28, 2023