Ishte nisur nga Anglia për pushime në Kosovë, mirëpo me të arritur në vendlindje, mërgimtari shqiptar u rrah keq nga një person që dyshohet se është dhëndrri i tij, transmeton albinfo.ch.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në aeroportin e Prishtinës dhe këtë herë viktimë është një mërgimtar, i cili posa erdhi nga Anglia, u përball me dhunën e dhëndrit të tij.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari F.B., bashkë me vëllain e tij, i kanë dalë në pritë mikut të tij (viktimës), të cilin e kanë sulmuar fizikisht, për shkak të një mosmarrëveshje që kanë pasur që një kohë mes vete.
Thuhet se i dyshuari, i cili është nga Prishtina, vendosi t’i qërojë hesapet posa viktima erdhi në Kosovë, të cilin pasi e sulmoi, u largua nga vendi i ngjarjes.