Pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbi jetën një shofer nga Shqipëria, i cili po drejtonte autobusin, ka reaguar presidenti shqiptar, Bajram Begaj.
Ai ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të shqiptarit Gazmir K. i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Kroaci.
Begaj tha se po e ndjek me shqetësim ngjarjen, ku kanë mbetur të plagosur edhe disa shtetas të tjerë shqiptarë.
Ai siguroi familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme, duke komunikuar me ambasadorin shqiptar në Kroaci.