Qeveria e Kroacisë e ka dërguar në Parlament propozimin për ndryshimin e Ligjit për Tregtinë, që parasheh mbylljen e dyqaneve gjatë të dielave.
Në këtë Ligj, i cili parashikohet të hyjë në fuqi më 1 korrik, thuhet se tregtarët mund të zgjedhin 16 të diela në vit, gjatë të cilave mund të punojnë.
Sipas ministrit kroat për Zhvillim, Davor Filipoviq, orari i punës në këto biznese do të rregullohet në atë mënyrë që të mbyllen të dielave dhe kur ka ditë pushimi gjatë festave.
Sa i përket mundësisë së punës gjatë të dielave, Projektligji parashikon 16 javë pune gjatë gjithë vitit.