Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, po tregon lojë të mençur në fanellen e Lill, përcjell albinfo.ch.
Ekipi i tij u përball dje me Paris Saint-Germainin në ndeshjen më drithëruese të kësaj jave në Ligue 1.
Parisienët fituan në fund me rezultat 4:3, duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit falë golave të Kylian Mbappe e Lionel Messi.
Por, para lojës, në ngrohje e sipër, ylli kosovar ishte protagonist me disa veprime ekzibicionale, duke i zbavitur tifozët në “Parkun e Princave” me “magjinë e tij” para përballjes me Messin me shokë.
Fatkeqësisht, përfaqësuesit kosovar nuk iu dha mundësia të luante ndaj parisienëve, ndonëse kohëve të fundit po gëzon formë të mirë.
Futbollisti ofanziv i krahut i ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionatin francez këtë edicion, duke e realizuar një gol dhe ndërkohë i ka edhe tri asistime.
Në Kupën e Francës ai i ka tri lojë dhe një gol. – https://streamable.com/w5xglf