Ansambli “Arbëresha” nga misioni katolik shqiptar, në Sirnach, Thurgau, gëzon gati 20-vjetorin e themelimit që u bë më 13.11.2003.
Ky ansambël për vite me radhë ka ruajtur vlera kulturore e kombëtare dhe shquhet për një traditë të gjatë të organizimeve që mbajnë gjallë mërgatën në Thurgau, me aktivitete kulturore që kanë për qëllim ruajtjen e kulturës shqiptare.
“Arbëresha” zotëron dy grupe valltarësh, të rritur dhe fëmijë, po ashtu gëzon edhe një orkestër të mrekullueshme me gjithsej 55 persona, anëtarë të përgjithshëm.
Përfaqësuesi i këtij ansambli tregon se “Arbresha” pikërisht është formuar që të ruajë traditat tona në vendin më të bukur në Zvicër. “Zvicrën e kemi vendin e babës dhe Kosovën vendin e nënës”, shprehet ai.
“Ne kemi organizuar shumë festa, në shumë vende kemi shfaqur programe të ndryshme, ndërkohë që këtë vit jemi duke përgatitur Kerodramen e Martirëve në Stubëll, që është punuar nga profesori Xhemali Berisha, në një nivel profesional, ku për herë të parë do ta shfaqim në 20-vjetorin e Shoqatës Stublla në Zvicër më 06.05.2023 në Wil të St. Gallen”.
Në muajin nëntor ansambli “Arbresha” feston 20-vjetorin e themelimit.
Sa i përket publikut, ne jemi të njohur për publikun më të madh në tërë diasporën. Gjithherë kemi mbi 800 simpatizues, rekordi kanë qenë në 550-vjetorin e Gjergj Kastriotit, ku ishim mbi 1200 persona të pranishëm”.



