Në një përditësim të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, vlerësohet se më shumë se 200 mijë ushtarë rusë janë vrarë që prej fillimit të luftës ndaj Ukrainës.
Kjo llogaritje vjen në prag të 1 vjetorit të lufrës në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Sipas sekretarit amerikan, Antony Blinken, më shumë se 1 milion rusë janë larguar nga vendi ndërkohë, duke nënvizuar në këtë mënyrë një nga të këqijat që Putin i ka bërë vendit të tij.
Në anën tjetër, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se Rusia po përgatit një ofensivë të re në Ukrainë, ndërkohë që është rritur frika në muret e Kremlinit për një grusht të mundshëm shteti.