Qeveria zvicerane thotë se do të punojë sa më shpejt që të jetë e mundur për të lëshuar viza për shtetasit turq që janë prekur nga tërmeti dhe mund të strehohen përkohësisht nga të afërmit ose miqtë në Zvicër – por këmbëngul se ata duhet të kenë pasaporta.
Disa deputetë po bëjnë thirrje për më shumë fleksibilitet, duke përfshirë lejimin e njerëzve pa pasaporta, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Por Sekretariati Shtetëror për Migracionin thotë se njerëzit duhet të jenë të identifikueshëm – dhe gjithashtu thekson se do të jetë e vështirë për ta që të largohen nga Turqia pa pasaportë.
Deri dje – kishte 1700 kërkesa për viza urgjente.