Një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter raportohet të jetë regjistruar pak më parë në Greqi. I njejti konsiderohet se ka kaluar pa shkaktuar dëme.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 44 kilometra në veri të Heraklionit, në një thellësi 10 kilometra.
Tërmeti është ndjerë në disa zona të Greqisë, ndërkohë që shumë banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre.